Dhjetë vatra zjarri aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: 2 helikopterë për shuarjen e flakëve në Priskë të Madhe

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një përditësim të ri lidhur me situatën e zjarreve në gjithë vendin. Sipas të dhënave të fundit, gjatë 11 orëve të fundit janë ende të hapura 10 vatra zjarri.

Në njoftim thuhet se për shuarjen e këtyre zjarreve janë mobilizuar gjithsej 531 forca operacionale dhe 29 mjete. Midis tyre përfshihen 104 zjarrfikës të MZSH-së, 250 trupa të Forcave të Armatosura, 120 punonjës nga bashkitë, ADZM-ja dhe shërbimi pyjor, 20 punonjës të Policisë së Shtetit, 31 vullnetarë dhe 6 përfaqësues nga AKMC dhe Emergjencat Civile.

Përveç trupave nga toka, janë angazhuar dhe 5 helikopterë të Forcës Ajrore si dhe 2 avionë Air Tractor. Në zonën e Dajtit, 22 efektivë të MZSH-së dhe ADZM-së po kryejnë operacione të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore; ndërkohë, në Priskë e Madhe janë të angazhuar 15 efektivë me 4 automjete zjarrfikëse dhe dy helikopterë. Në të dyja këto zona, nuk ka rrezik për komunitetet përreth.

Në Drenie të bashkisë Patos, operacioni po vazhdon nga toka me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse dhe 30 ushtarëve të Forcave të Armatosura, të ndihmuar dhe nga një autoambulancë ushtarake.

Aktivitete të shumta janë duke u zhvilluar edhe në Krujë. Në zonën e Abaze, operojnë forcat tokësore së bashku me 57 ushtarë të FA-së dhe 2 helikopterë; aktualisht nuk konstatohet rrezik për zonat e banuara.

Në lagjen Bojë, një vatër po menaxhohet nga toka, ndërsa për një tjetër që ndodhet në terren të vështirë është dërguar një helikopter i FA-së, ndërkohë pranë banesave janë vendosur tre automjete zjarrfikëse. Në Krastë–Halil vijojnë ndërhyrjet pa u evidentuar kërcënime për komunitetin.

Ndërkohë, në Nëmerçkë dhe Dhëmbel, bashkia Përmet, grupet e operacionit po punojnë në zona malore të vështira, por deri tani nuk raportohen rreziqe për banesat.

Një operacion i rëndësishëm vazhdon në Gurë-Lurë, bashkia Dibër, ku janë përfshirë MZSH, Policia e Shtetit, forcat bashkiake, ADZM-ja, shërbimi pyjor, vullnetarë, AKMC, 50 trupa të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë Air Tractor. Ekipet operacionale janë vendosur pranë zonave të banuara që mund të rrezikohen nga zjarri.

Gjithashtu, në malin e Moravës, bashkia Devoll, forcat operacionale po punojnë në një zonë të mbrojtur me pyje pishe. Aktualisht, nuk është shfaqur rrezik për banorët e afërt.

AKMC është duke monitoruar pa ndërprerje situatën në të gjithë territorin dhe po bashkëpunon me strukturat qendrore dhe vendore të mbrojtjes civile. Është duke u ndjekur në kohë reale ecuria e vatrave të zjarrit dhe po vlerësohen nevojat për shtim të kapaciteteve tokësore dhe ajrore. Forcat do të vijojnë të mbeten të angazhuara deri në shuarjen e plotë të çdo vatre aktive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...