SHBA akuzon 11 persona/ Organizuan 1,000 martesa të rreme për statusin e emigrantit të ligjshëm

Publikuar me datë:

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi të mërkurën ngritjen e akuzave kundër 11 individëve, të cilët dyshohet se kanë udhëhequr një skemë që zgjati një dekadë dhe rezultoi me rreth 1,000 martesa të rreme, kryesisht për t’u mundësuar qytetarëve kinezë të fitojnë status të ligjshëm emigracioni në Shtetet e Bashkuara.

Në bazë të aktakuzës së bërë publike në gjykatën federale të Manhattan-it, të huajt paguanin deri në 100,000 dollarë për të siguruar një martesë me një qytetar amerikan dhe për të marrë leje qëndrimi të përhershëm. Nga ana tjetër, qytetarëve amerikanë ju ofrohej deri në 30,000 dollarë për t’u pajtuar me këtë marrëveshje martesore, sipas dokumentave të paraqitura në gjykatë.

Anëtarët e organizatës, pasi realizonin martesat, ndihmonin çiftet e sapothemeluara të dorëzonin dokumentacionin përkatës në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, duke mundësuar që shtetasit kinez të fitonin statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm.

Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche e karakterizoi këtë rast si një nga ndjekjet penale më të mëdha për mashtrime të tipit martesor në historinë amerikane, duke theksuar se “tregonte sa larg mund të shkojnë njerëzit për të mashtruar sistemin e emigracionit”.

Lajmi u publikua vetëm pak ditë pasi Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që synon kufizimin e asaj që ai e quajti “turizëm të lindjeve”. Ky urdhër erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila qëndroi në favor të të drejtave të gjera të shtetësisë për fëmijët e lindur në territorin amerikan.

Njëkohësisht, Departamenti i Shtetit deklaroi të mërkurën se ka lançuar një iniciativë të re për të analizuar aktivitetin e mbajtësve të vizave, në përpjekje për të ndërmarrë masa kundër grave që udhëtojnë në SHBA thjesht me qëllimin që fëmija i tyre të fitojë shtetësinë amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related