Një nga ngjarjet më të rralla astronomike po ndodh sot: eklipsi i plotë i Diellit. Ky spektakël do të jetë më i dukshëm në Spanjë, pasi pozicioni gjeografik i saj e favorizon vëzhgimin e momentit kur Hëna mbulon plotësisht Diellin.
Edhe qytetarët në Shqipëri mund të shohin këtë fenomen të veçantë rreth orës 19:30 të mbrëmjes. Parashikimet tregojnë se në Shkodër eklipsi do të jetë më i dukshëm.
Eklipsi total i Diellit që ndodhi 27 vite më parë, në vitin 1999, la pasoja të rënda, pasi shumë persona pësuan dëmtime të pakthyeshme në shikim. Për këtë arsye, ekspertët këshillojnë përdorimin e syzeve të posaçme për të parë sigurt këtë fenomen astrologjik.

