Shkodër/ Brenda pak orësh, solidariteti i qytetarëve ka sjellë rreth 5 mijë euro për familjen Kruja

Publikuar me datë:

Pas apelit për ndihmë, qytetarë dhe sipërmarrës janë bërë bashkë për familjen me 7 anëtarë, e cila mbeti pa shtëpi pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi banesën e tyre në Bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Mes atyre që kanë zgjedhur të kontribuojnë është edhe Altin Prenga, drejtuesi i “Mrizi i Zanave”, i cili ka dhuruar 600 euro dhe u është bashkuar thirrjeve për më shumë ndihmë.

Por mbështetja nuk po matet vetëm me paratë. Qytetarë të shumtë po ofrojnë edhe punën e tyre për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpisë.

Paulin Daija, mjeshtër i punimeve të çative nga Hajmeli, ka marrë përsipër që të gjitha punimet e çatisë t’i kryejë pa pagesë për familjen Kruja.

Familja përbëhet nga Blerim Kruja, bashkëshortja, katër fëmijët dhe nëna e moshuar. Një shkëndijë elektrike të shtunën shkatërroi brenda pak minutash banesën dhe gjithçka që kishin.

Sot, mes dhimbjes së humbjes, familja po merr një tjetër mesazh: nuk është vetëm.

Shkodranët kanë nisur të japin shembullin e tyre. Tashmë sytë janë edhe nga bizneset e qytetit, me shpresën që kjo valë solidariteti të zgjerohet dhe familja Kruja të ketë mundësi të rindërtojë shtëpinë dhe jetën e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...