Shkodra që nuk duhet vetëm vizituar, por edhe kujtuar: Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës

Publikuar me datë:

Një vend që nuk duhet vetëm vizituar, por edhe kujtuar.

Në Shkodër, historia e shekullit XX ka lënë gjurmë që ende mund të preken. Një prej tyre është “𝐕𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐃ë𝐬𝐡𝐦𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐊𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬ë𝐬”, ish-Dega e Punëve të Brendshme, sot një prej vendeve më të rëndësishme të kujtesës për viktimat e regjimit komunist në qytet.

E ndërtuar fillimisht si pronë e familjes Rakacolli, godina u ble në vitin 1930 për t’u shndërruar në Kolegjën Françeskane. Pas konfiskimit nga regjimi komunist në vitin 1946, ajo u transformua në selinë e Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe për dekada shërbeu si vend hetimi, paraburgimi dhe torture për të dënuarit politikë.

🕯️ Sot, ajo është një hapësirë dëshmie dhe kujtese e hapur për publikun.

Itinerari përmes ndërtesës nis me historinë e persekutimit komunist në Shkodër, vijon përmes dokumenteve dhe objekteve të kohës dhe përfundon në qelitë origjinale të paraburgimit – hapësira që ruajnë dëshmitë e një prej periudhave më të errëta të historisë së Shqipërisë.

Të vizitosh këtë vend do të thotë të përballesh drejtpërdrejt me historinë. Të njohësh fatet e atyre që u burgosën, u përndoqën dhe u torturuan për bindjet e tyre. Por mbi të gjitha, do të thotë të kuptosh se kujtesa është një përgjegjësi ndaj së tashmes dhe së ardhmes.

📍 Nëse jeni në Shkodër, përfshijeni Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës – Site of Witness and Memory në itinerarin tuaj.

Sepse Shkodra nuk është vetëm një qytet monumentesh, arti dhe kulture. Është edhe një qytet që ruan dëshmitë e historisë së vet.

Vizitojeni. Kujtojeni. Mos e lini historinë të harrohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related