Vllaznia përforcon sulmin, në Shkodër vjen ish-lojtari i Lazios

Publikuar me datë:

Vllaznia vijon të lëvizë në merkato dhe ka siguruar një tjetër përforcim për repartin ofensiv. Bëhet fjalë për Mamadou Tounkara, me të cilin klubi shkodran ka arritur marrëveshjen dhe 30-vjeçari ka firmosur kontratën me kuqeblutë.

Sulmuesi pritet të prezantohet zyrtarisht ditën e nesërme në Shkodër, ndërsa më pas do t’i bashkohet skuadrës dhe do të nisë punën me stafin teknik.

Tounkara ka lindur në Spanjë dhe ka origjinë senegaleze. Ai e ka nisur formimin futbollistik në akademinë e Barcelonës, përpara se të transferohej te Lazio. Me skuadrën italiane ai qëndroi për disa vite dhe pati edhe dy aktivizime në Serie A.

Gjatë karrierës në Itali, sulmuesi ka luajtur gjithashtu për Crotone dhe Salernitana. Në vitin 2018, ai provoi për herë të parë futbollin shqiptar, duke u bërë pjesë e Flamurtarit të Vlorës.

Më pas, Tounkara vazhdoi aventurën jashtë Italisë, me Schaffhausen në Zvicër dhe Zemplín Michalovce në Sllovaki. Pas rikthimit në Itali, ai ka veshur fanellat e disa skuadrave, përfshirë Viterbese, Cittadella, Avellino, Foggia, Avezzano dhe Guidonia Montecelio.

Në muajin mars të këtij viti, sulmuesi u rikthye te Guidonia Montecelio, ku luajti në Serie C. Në karrierën e tij, Tounkara numëron rreth 150 ndeshje dhe 25 gola, ndërsa sezonin e fundit ka regjistruar 7 paraqitje me skuadrën italiane.

Tashmë, 30-vjeçari rikthehet në Shqipëri, këtë herë për të veshur fanellën e Vllaznisë. Shkodranët synojnë që me këtë afrim të shtojnë alternativat në repartin ofensiv dhe të ndërtojnë një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri.

Prezantimi zyrtar i Mamadou Tounkaras pritet të zhvillohet nesër në Shkodër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani/ Aksidentohet autobusi me turistë, 2 të vdekur dhe 19 të lënduar

Një aksident rrugor i rëndë ndodhi pranë Mynihut, në...

Spahia: Teatri i Ramës mori fund, i vetmi akt është dorëheqja!

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pas...

Fran Gjoka reagon pas zërave për kandidimin në Pukë: Ende s’kam vendosur, sulmet me baltë nuk më ndalin

Biznesmeni Fran Gjoka, që jeton në SHBA, ka reaguar në rrjetet sociale pas përmendjes së emrit të tij si kandidat i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë Pukë. Gjoka sqaron se ende nuk ka marrë një vendim për të hyrë në garën elektorale, ndërsa kritikon sulmet dhe komentet ndaj tij pas takimit të kryeministrit Edi […]

Vuçiç jep dorëheqjen: Do të duhet të mbrojmë popullin tonë në Kosovë

Pas më shumë se nëntë vjetësh në krye të...