Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar për fenomenin e largimit të shqiptarëve nga vendi, duke e lidhur atë me gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në Shqipëri.
Spahia i referohet renditjeve ndërkombëtare për fenomenin e “brain drain”, duke pretenduar se Shqipëria është ndër vendet më të prekura nga emigrimi i njerëzve të arsimuar dhe profesionistëve.
Sipas tij, largimi i qytetarëve është pasojë e mungesës së investimeve reale në shëndetësi, arsim, siguri dhe mirëqenie, ndërsa qeverinë e akuzon se i kushton më shumë rëndësi propagandës dhe imazhit.
POSTIMI I BARDH SPAHIA:
“Shqipëria është ngjitur në krye të renditjeve ndërkombëtare për largimin e trurit, duke u renditur mes vendeve afrikane që përballen me një fenomen të theksuar emigrimi të profesionistëve. Një tjetër tregues alarmi për vendin tonë.
Ndërsa shqiptarët largohen, qeveria vijon të investojë te fasadat, propaganda dhe spektakli, duke lënë pas dore problemet që prekin përditë qytetarët: spitalet, shkollat, sigurinë dhe mirëqenien.
Spahia e akuzon qeverinë se korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar kanë ndikuar në mënyrën se si funksionon shteti, duke pretenduar se institucionet dhe fondet publike po përdoren në interes të një rrethi të ngushtë.
Sipas tij, qytetarët që duan të jetojnë dhe punojnë me ndershmëri në Shqipëri po përballen me gjithnjë e më shumë arsye për t’u larguar.
Në fund të reagimit, deputeti i PD-së i bën thirrje qytetarëve të reagojnë dhe kryeministrit të japë dorëheqjen, duke e cilësuar situatën si një problem që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.”

