Një pamje e pazakontë është filmuar në aksin Shkodër–Pukë, ku dy arusha janë shfaqur papritur në rrugë, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve.
Në pamjet e regjistruara nga gazetari Armir Mehaj, dy kafshët shihen teksa kalojnë nëpër aksin rrugor dhe, pas pak çastesh, largohen drejt terrenit malor.
Arushat janë pikasur pranë hyrjes së Pukës, në një zonë të rrethuar nga pyje dhe terrene malore, ku prania e faunës së egër është e mundshme.
Shfaqja e tyre ka sjellë një moment të veçantë për drejtuesit e automjeteve, ndërsa pamjet janë një tjetër dëshmi e afërsisë së kafshëve të egra me rrugët dhe zonat e banuara në Pukë dhe Shkodër.

