Aksidenti tragjik në Durrës, Hoxha: Skenar që mund të ishte shmangur, shoferi shkelës sistematik

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë në Durrës ka tronditur opinionin publik, ku dy fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, pas përplasjes nga një automjet në një zonë banimi të qytetit.

Ngjarja ka rikthyer debatin mbi sigurinë rrugore dhe zbatimin e ligjit, ndërsa gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka ngritur akuza të forta për neglizhencë institucionale dhe shkelje të përsëritura nga drejtuesi i mjetit.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur në një zonë të ngushtë banimi, ku fëmijët po luanin në trotuar dhe ku shpejtësia e mjeteve nuk duhet të jetë e lartë.

Shpejtësia me të cilën drejtuesi ka qenë duke manovruar ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe automjeti ka qenë jashtë kontrollit,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se drejtuesi i mjetit kishte konsumuar alkool në nivele të larta sipas ekspertizës policore.

Gazetari theksoi gjithashtu se i dyshuari për aksidentin njihej si shkelës i përsëritur i rregullave të qarkullimit.

Është një shkelës permanent i kodit rrugor… një njeri problematik me konflikte në zonë,” tha ai, duke nënvizuar se ndaj tij më parë ishin marrë masa të lehta administrative, si pezullime të shkurtra të patentës.

Në deklaratën e tij, Hoxha ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e institucioneve të kontrollit rrugor, duke deklaruar se: “Mungesa e reagimit në kohë ka bërë që ky person të vazhdojë të qarkullojë dhe të kthehet në kërcënim për qytetin.”

Ai shtoi se në disa raste, sanksionet ndaj tij kanë qenë minimale, pavarësisht shkeljeve të përsëritura.

Duke komentuar pasojat e ngjarjes, Hoxha u shpreh se tragjedia mund të ishte parandaluar: “A mund të ishte shmangur kjo situatë? A mund të ishin shpëtuar ata dy fëmijë?”, duke e cilësuar rastin si një dështim zinxhir të sistemit të kontrollit dhe zbatimit të ligjit.

Në fund të deklaratës së tij, gazetari theksoi nevojën për përgjegjësi institucionale, duke kërkuar masa ndaj strukturave përgjegjëse për kontrollin rrugor, pasi sipas tij, “dëmi tashmë është i pakthyeshëm”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...