Ngjarja tragjike në Korçë, reagon klubi i Skënderbeut: Ishte pjesë e familjes sonë…

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur më 8 gusht, qytetin e Korçës. Joan Zyko u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare, ndërsa u vra nga shoku i tij i fëmijërisë me kallashnikov.

Zyko ishte pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, kur mbronte portën e ekipit U-15. Ai gjithashtu ishte dhe një tifoz i zjarrtë i “Ujqërve të Dëborës”. Në lidhje më këtë ngjarje të trishtë, ka reaguar edhe klubi i Skënderbeut, që nëpërmjet faqes zyrtare ka shkruar.

Reagimi

Ndarje e parakohshme nga jeta e Joan Zykos

Klubi i Futbollit Skënderbeu shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të Joan Zykos, ish-futbollist i Akademisë së Skënderbeut dhe një tifoz i zjarrtë i ngjyrave bardhekuqe.

Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij.

Prehu në paqe, Joan! 

Do të mbetesh gjithmonë pjesë e familjes bardhekuqe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

1800 banorë evakuohen për shkak të zjarreve të fuqishme në Gjermani

Rreth 1 800 persona janë detyruar të largohen nga...

Serbia arreston një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç,...

Zjarret/ 10 vatra ende aktive, situata më e rënduar në Lurë

13 vatra zjarri vijojnë të jenë në ndjekje në...