Lamallari: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme në Krujë

Publikuar me datë:

Operacioni për shuarjen e flakëve në zonën e Krujës vazhdon, ndërkohë që Policia e Shtetit dhe shërbimet emergjente mbeten të përkushtuara për administrimin e situatës dhe ruajtjen e sigurisë së popullsisë lokale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, vizituan sot pasdite Krujën për të ndjekur nga afër zhvillimet. Në një deklaratë lidhur me situatën, Lamallari theksoi se zjarri është i qëllimshëm dhe se Policia ka ndërhyrë duke arrestuar të dyshuarin kryesor.

“Policia e Shtetit e ka arrestuar tashmë zjarrvënësin dhe ai do të përballet me pasojat e rënda ligjore për këtë vepër penale”, shkruan ministri Lamallari.

Ministri Lamallari shpjegoi se autori i zjarrit do të mbajë përgjegjësi të plotë për veprën penale të kryer, ndërsa punonjësit e policisë po vijojnë të qëndrojnë në terren për të siguruar mbrojtjen e banorëve.

“Vijojmë të ndjekim nga afër betejën e vështirë me zjarrin në Krujë, që fatkeqësisht edhe kësaj radhe është shkaktuar nga dora e njeriut”, shprehet Lamallari.

Sipas tij, pas një kërkese nga autoritetet vendore, Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa për evakuimin e pjesshëm të banorëve pranë zonës së rrezikut, duke synuar të mbrojë jetën e tyre.

“Çdo forcë është në terren dhe çdo mjet është në dispozicion deri në neutralizimin e plotë të rrezikut”, deklaron ministri i Brendshëm.

Operacioni vazhdon të jetë sfidues për shkak të terrenit të vështirë, me pjesëmarrjen e ekipeve në tokë dhe ndërhyrje nga ajri. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të emergjencave janë të angazhuara për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të ndaluar përhapjen drejt zonave të banuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Todd Blanche konfirmohet si Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve

Todd Blanche, që më parë ka shërbyer si avokat...

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

Një aksident automobilistik ka ndodhur në segmentin rrugor Gjirokastër-Tepelenë,...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Shefi i sigurisë së Iranit ka shpallur se Ngushtica...