Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Publikuar me datë:

Shefi i sigurisë së Iranit ka shpallur se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndryshojnë, sipas tij, politikat armiqësore dhe të përmbushin një sërë kërkesash të vendosura nga Teherani.

Mohammad Bagher Zolghadr, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, theksoi në një deklaratë për mediat se Uashingtoni duhet të “korrigjojë sjelljen e tij” përpara se të lejohet rihapja e këtij korridori jetik detar.

Zolghadr paraqiti gjashtë kushte kyçe përpara SHBA-ve: ndaljen e “kërcënimeve kundër udhëheqësit suprem të Iranit”, ndalim të përhershëm të veprimeve ushtarake amerikane kundër Iranit dhe aleatëve rajonalë, tërheqjen e trupave detare dhe ajrore amerikane, të cilat ai i quajti “pjesë e bllokadës ndaj Iranit”, dhënien e kompensimeve për dëmet e pësuara nga konfliktet e fundit, heqjen e sanksioneve, si dhe lirimin e aktiveve të ngrira iraniane.

Sipas Zolghadr, këto kushte pasqyrojnë dëshirat e popullit iranian, duke iu referuar protestave të zhvilluara përgjatë gjashtë ditëve të fundit në të gjithë vendin.

“Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare nuk do të tërhiqet nga këto kërkesa, qoftë në luftë apo në negociata”, tha ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Mohammad Akraminia, deklaroi se “rendi iranian” në Ngushticën e Hormuzit është “i pakthyeshëm” dhe paralajmëroi SHBA-të se “nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin realitetin ekzistues” përndryshe do të përballeshin me “kosto shumë më të mëdha se më parë”.

Këto qëndrime vijnë në një kohë kur negociatat për të përcaktuar të ardhmen e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit mbeten të bllokuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]