Pamje të reja janë bërë publike nga vendi ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko në Korçë, ndërsa detaje tronditëse shihen ende në katin e tretë të pallatit ku ndodhi krimi. Muret mbeten të shënuara nga plumbat, duke treguar qartë momentet e përplasjes së armatosur që i mori jetën të riut.
Në dysheme dallohen ende njolla gjaku, dëshmi e ngjarjes së rëndë të ndodhur. Të dhënat e para të hetimit tregojnë se viktima ishte përndjekur nga autori i dyshuar deri në hyrje të pallatit, ku është qëlluar me armë zjarri.
Policia vazhdon intensivisht punën për të dokumentuar plotësisht skenën e krimit, ndërsa ekspertët e kriminalistikës po mbledhin të gjitha provat e mundshme në vendngjarje. Në të njëjtën kohë, RENEA dhe forca të shumta policie janë angazhuar në kërkimin për të kapur autorin e dyshuar, Kristjan Sterjo.

