Janë publikuar pamjet e para nga vendi ku ndodhi vrasja e Johan Zukos, rreth 20 vjeç, në lagjen nr. 14 të Korçës.
Të dhënat fillestare tregojnë se i dyshuari për krimin ka ndjekur Zukon përgjatë rrugëve të lagjes. Viktima ka tentuar të largohet dhe është futur brenda një pallati për t’i shpëtuar ndjekësit.
Megjithatë, autori ka arritur t’i vijë pas edhe brenda ndërtesës. Dyshohet se i riu është zënë “mat” nga ndjekësi, i cili më pas e ka qëlluar me armë zjarri.
Pamjet e siguruara nga zona pritet të jenë të dobishme për hetuesit, pasi do të ndihmojnë në rikrijimin e lëvizjeve të autorit dhe të viktimës përpara krimit.
Autori ka braktisur vendin e ngjarjes pas vrasjes dhe mbetet ende në kërkim. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe arsyet e këtij krimi.

