Zi në familjen e Lionel Messit, ylli argjentinas humb njeriun e zemrës

Publikuar me datë:

Një lajm i trishtë ka prekur familjen e Lionel Messit. Babai i futbollistit argjentinas, Jorge Horacio Messi, është ndarë nga jeta më 8 gusht 2026, në moshën 68-vjeçare. Sipas raportimeve të mediave argjentinase, Jorge Messi kishte kohë që përballej me probleme shëndetësore dhe ditët e fundit ishte i shtruar në një spital në Rosario.

Për Lionel Messin, ai nuk ishte vetëm figura e babait, por edhe një prej njerëzve më të afërt në rrugëtimin e tij profesional. Jorge Messi ishte i përfshirë prej vitesh në menaxhimin e karrierës së të birit dhe e ka shoqëruar atë që nga hapat e parë në futboll.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për familjen Messi, ndërsa priten të bëhen publike në vijim më shumë detaje lidhur me ceremoninë mortore dhe përcjelljen e tij për në banesën e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Turqia kufizon kalimin e anijeve tregtare në Detin e Zi, rriten shqetësimet për sigurinë

Turqia ka filluar të vendosë kufizime për lëvizjen e...

Zjarri përfshin Taraboshin, flakët përhapen në drejtim të malit të Oblikës

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në...

A është vera 2026 në Itali më e nxehta ndonjëherë?

Vera e vitit 2026 po konfirmohet si një nga...

Roterdam/ Kreu tre sulme me thikë, arrestohet 26-vjeçari

Një 26-vjeçar u ndalua nga autoritetet në Roterdam pas...