Banorët e Divjakës kundër shkrirjes me Lushnjen, kundërshtojnë propozimin e PS

Publikuar me datë:

Banorët e Divjakës kanë hyrë në ditën e tetë të protestës kundër planit për bashkimin e bashkisë së tyre me atë të Lushnjes, duke theksuar se kërkesa kryesore mbetet ruajtja e statusit të Divjakës si një bashki e pavarur.

Edhe të premten mbrëma, qytetarë të Divjakës dhe përfaqësues nga njësitë administrative fqinje dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin ndaj reformës së re territoriale, e cila synon shkrirjen e bashkisë së Divjakës me Lushnjen.

Gjatë kësaj proteste, qytetarëve iu dha mundësia të flisnin hapur përpara të pranishmëve, duke ndarë shqetësimet dhe duke kërkuar që zëri i tyre të merret në konsideratë para marrjes së çdo vendimi.

Në shenjë pakënaqësie, disa protestues dogjën kartat e anëtarësisë në Partinë Socialiste. Njëkohësisht, organizatorët nisën grumbullimin e firmave për një peticion drejtuar institucioneve shtetërore, në të cilin kërkohet rrëzimi i ndryshimeve të planifikuara territoriale.

Si edhe netët e mëparshme, mbrëmja u mbyll me një marshim të banorëve në rrugët kryesore të Divjakës.

Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë aktivitetet e tyre deri në marrjen e një vendimi që, sipas tyre, siguron vazhdimësinë e Divjakës si bashki më vete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]