Kakavijë/ 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Publikuar me datë:

Të premten në mbrëmje, udhëtarët që kalojnë nga Greqia drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Kakavijes janë detyruar të përballen me pritje të gjata në territorin grek.

Kolona e makinave që presin në sportelet e doganës greke është shtrirë për rreth 5 kilometra. Qindra persona që udhëtojnë drejt Shqipërisë kanë mbetur në pritje të gjatë, kryesisht për shkak të ritmit të ngadalshëm me të cilin po kryhet kontrolli i dokumenteve nga pala greke.

Burime pranë kufirit bëjnë të ditur se, pavarësisht fluksit të madh të udhëtarëve, autoritetet greke po punojnë vetëm me një ose dy sportele, çka ka sjellë zgjatje të mëtejshme të pritjes. Në këtë periudhë të muajit gusht, lëvizjet ditore në të dy drejtimet përmes doganës së Kakavijes shkojnë mesatarisht në 9 mijë persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...