Drejtoria e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër do të zhvillojë takime të hapura me qytetarët, në kuadër të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të komunikimit me komunitetin.
Takimi do të zhvillohet të mërkurën, më 12 gusht 2026, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e institucionit.
Sipas njoftimit, çdo qytetar do të ketë mundësinë të takohet drejtpërdrejt me drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër për të paraqitur shqetësime, kërkesa, ankesa apo sugjerime lidhur me shërbimin.
Takimet synojnë, sipas institucionit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin dhe gjetjen e zgjidhjeve sa më të shpejta për problematikat e evidentuara.


