Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, 7 të lënduar në Kapinovë, dy dërgohen te Trauma

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik ndodhi këtë të premte në rrugën që të çon drejt Malit të Tomorrit, në fshatin Kapinovë të Beratit, ku një makinë me shtatë persona në bord doli nga rruga pasi u përplas në mënyrë të përsëritur me bordurat anësore prej betoni.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Sheshi i Danit”, në hyrje të Kapinovës, kur drejtuesi i automjetit, Dritan Muço, humbi kontrollin e mjetit. Si rezultat i aksidentit, u lënduan shoferi si dhe të gjashtë pasagjerët: Matilda Muço, Luan Muço, Drilon Muço, Desard Muço, Marko Sojati dhe Xhesika Sojati.

Fillimisht, të plagosurit u dërguan me ambulancë në Spitalin Rajonal të Beratit. Pesë prej tyre morën trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas u larguan, ndërsa Dritan Muço, i cili pësoi dëmtime në sy, si dhe bashkëshortja e tij Matilda Muço, që raportohen me plagë të rënda, u transferuan për kujdes të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat policore, të cilat nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Policia, bazuar në të dhënat paraprake, raporton se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një problem teknik i automjetit. Dyshohet se gjatë ngjitjes në Malin e Tomorrit, automjetit nuk i kanë punuar frenat, çka çoi në rrëshqitjen e tij dhe përplasjen në mënyrë të përsëritur me bordurat mbrojtëse, derisa mjeti doli nga rruga.

Forcat e rendit shtojnë se testi i alkoolit për drejtuesin e automjetit ka rezultuar negativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Federata e Futbollit e Argjentinës mbështet Infantinon

Federatat kombëtare të futbollit të Evropës mund të jenë...

“Humba gjithçka”, rrëfehet shqiptari që humbi gruan dhe djalin në aksident

Një familje shqiptare në Greqi është përballur me një...

Malësi e Madhe/ 35 vjet pa ujë, fshati Goraj Budishtë po zbrazet nga banorët

Në Goraj Budishtë, një fshat në Malësinë e Madhe,...