Kosova në zgjedhje të parakohshme?! Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg një marrëveshjeje, s’ka dakordësi as për presidentin

Publikuar me datë:

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), bëri të ditur se takimi me kryeministrin në detyrë dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, përfundoi pa arritur ndonjë marrëveshje. Ai theksoi se palët vijojnë të jenë larg një kompromisi, sidomos përsa i përket çështjes së presidentit. Pas takimit, Abdixhiku nënvizoi se pozicionet e të dy partive mbeten të pandryshuara dhe nuk parashikon ndonjë zhvillim pozitiv përderisa nuk ndryshojnë këto qëndrime.

“Sa më shumë vonohemi, aq më e vështirë bëhet arritja e një marrëveshjeje. Nuk kam lajme të reja, por mund të them se jemi shumë, shumë larg një marrëveshjeje dhe nuk pres që kjo të ndryshojë pa ndryshuar qëndrimet e partive politike”, u shpreh ai. Udhëheqësi i LDK-së përsëriti se vendosja e balancës institucionale mbetet një kusht i patjetërsueshëm për çdo marrëveshje të mundshme.

“Për LDK-në balanca institucionale është e domosdoshme. Përderisa nuk ka një balancë të tillë, nuk mund të ketë as marrëveshje politike për të cilën kemi diskutuar prej kohësh,” tha Abdixhiku. Ai vuri në dukje se, megjithë përpjekjet e sinqerta për të shmangur një krizë të re politike, afatet kushtetuese janë drejt fundit dhe ekziston rreziku për zgjedhje të reja.

“Jam përpjekur me vullnet të mirë për të gjetur një zgjidhje. Është e lehtë të shkosh në zgjedhje të reja, por kemi edhe afate kushtetuese që nuk mund t’i tejkalojmë. Nëse ato skadojnë, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja,” deklaroi ai. Sipas Abdixhikut, qëllimi kryesor i LDK-së ka qenë arritja e një zgjidhjeje afatgjatë dhe shmangia e thellimit të tensioneve politike. “Qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë të gjendet një zgjidhje, jo të merremi me atë se kush po e mund apo kush po e vonon procesin. Fatkeqësisht, në këtë pikë jemi në një rrugë që nuk garanton një zgjidhje të qëndrueshme,” u shpreh ai.

Abdixhiku, duke u ndalur te thelbi i mospajtimeve, konfirmoi se bisedimet nuk sollën ndonjë pajtim rreth postit të presidentit. “Çështja kryesore mbetet presidenti. LDK ka propozuar që kandidati për president të vijë nga radhët e LDK-së dhe më pas emri të diskutohet me partnerin e koalicionit, por nuk kemi arritur marrëveshje,” tha ai. Në përmbyllje të deklaratës, Abdixhiku bëri të ditur se i ka kërkuar Albin Kurtit të thërrasë seancën për konstituimin e institucioneve pa vonesë.

“I kërkova që seanca të thirret që sonte, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet kryesia dhe të formohet qeveria. Në rrethanat aktuale nuk besoj se ka arsye për takime të tjera. Takimet kanë kuptim vetëm kur ekziston gatishmëri për kompromis. Në momentin që biem dakord që propozimi për president të vijë nga LDK-ja, atëherë mund ta propozojmë së bashku emrin për president,” përfundoi kreu i LDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West

Ambasada e Izraelit në Portugali ka kërkuar publikisht anulimin...

Shkrumbohet nga flakët magazina në Bulqizë, rrezikohen edhe dy banesa pranë saj

Një magazinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e kësaj...