Sherri për kanabis në Fushë-Arrëz/ Denoncoi parcelat e fqinjit, kryeplaku kishte parcelë vetë me 150 rrënjë

Publikuar me datë:

Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër zhvillim, pasi Skënder Nika është arrestuar me akuzën e kultivimit të kanabisit.

Sipas të dhënave paraprake, Nika ishte përfshirë pak ditë më parë në një sherr me fqinjët, ndërsa dyshohet se kishte denoncuar parcelat e tyre për kultivim kanabisi.

Por gjatë kontrolleve në zonë, policia ka zbuluar një parcelë me rreth 150 rrënjë kanabis, që dyshohet se i përkiste Nikës.

Sipas hetimeve, një prej elementëve që ka ndihmuar në zbulimin e pronësisë së parcelës ka qenë një tub vaditës, i cili dyshohet se lidhej me parcelën e kultivuar.

Policia ka vijuar hetimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që përpara drejtësisë të dalin edhe detaje të tjera mbi konfliktin mes fqinjëve dhe denoncimet e bëra për parcelat me kanabis.

Finalizohet operacioni i koduar “Arsti”, si rezultat i kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.    

Arrestohet një 55-vjeçar, i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Arst.   

Procedohet penalisht kryeplaku i këtij fshati, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i hetimeve me metoda proaktive, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Arsti”.  

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Arst, u gjetën të kultivuara 130 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi S. N., 55 vjeç, banues në fshatin Arst, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit Arst, shtetasin M. K., 60 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.  

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkrumbohet nga flakët magazina në Bulqizë, rrezikohen edhe dy banesa pranë saj

Një magazinë është shkrumbuar nga flakët pasditen e kësaj...

Aksident në rrugën drejt Malit të Tomorrit, 7 të lënduar në Kapinovë, dy dërgohen te Trauma

Një aksident automobilistik ndodhi këtë të premte në rrugën...

Baldushk/ Bie zjarr, rrezikohen disa banesa

Një zjarr masiv ka shpërthyer në zonën e Baldushkut,...