Aksident i rëndë në Lushnje/ Furgoni përfundon në kanal, një i moshuar në gjendje të rëndë

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Fier–Shegan Pushimi i Shoferit, në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.

Një automjet tip Benz dhe një furgon janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja e fortë ka shkaktuar plagosjen e rëndë të një personi. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku sipas informacioneve paraprake ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas përplasjes, furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.
Aksi Fier–Shegan Pushimi i Shoferit është një nga rrugët me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa banorët shpesh kanë ngritur shqetësime për mungesën e elementëve të mjaftueshëm të sigurisë rrugore.
Segmenti me dy korsi në secilin drejtim paraqet vështirësi për drejtuesit e mjeteve, të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ulin shpejtësinë, veçanërisht gjatë periudhave me trafik të lartë.
Rritja e lëvizjeve për shkak të ardhjes së emigrantëve gjatë sezonit veror ka sjellë edhe shtim të qarkullimit në akset kryesore, duke rritur rrezikun për aksidente rrugore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tifozët ndërprenë homazhet për Sandro Mazzola, Juventusi gjobitet me 10,000 euro

Juventusi u gjobit me 10,000 euro të martën pasi një pjesë e mbështetësve të saj prishën një minutë heshtje në nder të ish-yllit të Italisë dhe Interit, Sandro Mazzola. Juventusi rrezikoi që ajo pjesë të mbyllej për ndeshjen e radhës, por gjyqtari sportiv i ligës italiane tha se “sanksioni u zbut në dritën e qëndrimit […]

Zjarr pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në vendngjarje forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, sipas një njoftimi të bërë nga Drejtoresha e këtij parku. Menjëherë pas marrjes së informacionit për situatën, ekipet e MZSH Fier janë dërguar në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë dhe për të marrë nën kontroll situatën. Ende nuk ka informacion për madhësinë e […]

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...