Piknik në Dajç, por edhe një apel për pastërtinë: Edona Bilali mbledh mbeturinat në bregun e Bunës

Publikuar me datë:

Një ditë në natyrë pranë Bunës në Dajç, zv.ministrja Edona Bilali e ka shfrytëzuar edhe për të përcjellë një mesazh për kujdesin ndaj mjedisit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bilali shfaqet duke kaluar kohë me familjen në bregun e lumit, ndërsa krahas bukurisë së zonës nuk lë pa vënë në dukje edhe mbeturinat e lëna nga vizitorët.

Ajo nuk është mjaftuar vetëm me një apel për qytetarët, por ka zgjedhur të japë vetë shembullin, duke mbledhur mbetjet e gjetura në hapësirën ku po qëndronte.

Përmes këtij veprimi, zv.ministrja ka përcjellë një mesazh të thjeshtë: natyra nuk është kosh mbeturinash dhe secili vizitor duhet të largohet duke lënë pas një ambient të pastër.

Bregu i Bunës është një prej hapësirave të frekuentuara gjatë verës nga familjarë dhe turistë, ndaj ruajtja e pastërtisë mbetet një përgjegjësi e përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“S’shkonin pas Dajtit, por në mes të Tiranës! SHISH e kontrollonte Agasi”/ Denoncimi i Berishës: Vlora me Gysin dreka dhe darka dy herë në...

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se SHISH drejtohej nga Ergys Agasi, duke marrë spunto kështu dhe nga aksioni i sotëm i SPAK që lëshoi masën ‘arrest shtëpie’ për Vlora Hysenin, kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit. Ai tha në një dalje për mediat se Hyseni dhe Ergys Agasi që tashmë është pas hekurave me […]