Grabitet me dhunë një taksist në Lezhë, policia nis hetimet

Publikuar me datë:

Një taksist është grabitur me dhunë në qytetin e Lezhës. Sipas kallëzimit të bërë në polici, dy persona i kanë zënë pritë dhe, nën përdorimin e dhunës, i kanë marrë sendet personale si dhe një shumë parash.

Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Policisë janë vënë në lëvizje, duke nisur veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Euro vijon rënien, shënon një tjetër rekord të ulët në 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 91.4 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Rënia e vazhdueshme e Euros që prej tremujorit të parë të këtij viti i ka përshpejtuar ndjeshëm […]

Kroaci/ I kërkuar nga Serbia për krime lufte, lihet i lirë shqiptari nga Kosova

Autoritetet kroate kanë vendosur të lirojnë Bajram Bajramin, i...

ANSA: Vlora Hyseni jashtë Shqipërisë, pas urdhrit të arrestit ndaj kreut të SHISH-it

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...