Ekipi shkodran humbi ndeshjen e parë përballë ekipit sllovak të Spartak Myjava. Skuadra polake fitoi 2-1 duke siguruar finalen ndërsa Vllaznia i jep lamtumirën Ligës së Kampioneve për të dytin vit me radhë që në ndeshjen e parë.
Spartak Myjava golin e parë e shënoi në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Bogorova pas një gabimi në vendosje të portieres Hysko.
Në minutln e 68’ Vargova përmes një goditje dënimi shënon golin e dytë ndërsa sërish portierja Hysko nuk bën më të mirln për të larguar një top që nuk duhej të përfundonte në rrjetë.
Vllaznia pas këtij disavantazhi kërkon të sulmojë ndërsa kapitenia Doçi ngushton diferencat. Topi godet shtyllën dhe më pas trupin e portieres dhe shkon në rrjetl duke hapur sfidën.
Minutat e mbetura vajzat shkodrane mbeten në sulm dhe krijojnë disa aksione por nuk arrijnë ta çojnë në shtesë ndeshjen.
Pas kësaj humbje Vllaznia e vajzave do të ketë edhe një shans të fundit teksa më 8 gusht do të luaj ndaj ekipit qipriot Apollon LFC, ekipi që humbi ndeshjen ndaj polakëve të Czarni Sosnowiec pas gjuajtjeve të penalltive sepse loja e rregullt u mbyll 3-3.
Në rast të një fitoreje më 8 gusht ndaj Apollon LFC, Vllaznia shkon në Europa Cup, kompeticion që zhvillohet për të dytin vit.
Sfida e 8 gushtit është mundësia e fundit që Vllaznia të vijojë rrugëtimin europian. Edhe vitin e kaluar vajzat shkodrane luajtën në Europa Cup pas eleminimit në Champions League ndlrsa të njëjtën gjë do të tentojnë edhe këtë vit.

