Portugali/ Sekuestrohen 5 tonë kokainë, arrestohen tre shtetas të huaj

Publikuar me datë:

Një sasi prej pesë tonësh kokainë është kapur nga autoritetet portugeze në një anije kontejnerësh pranë brigjeve të Portugalisë, në një operacion të përbashkët midis Policisë Gjyqësore, Marinës dhe Forcave Ajrore të këtij vendi. Gjatë ndërhyrjes, tre shtetas të huaj u arrestuan, të cilët dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të gjerë ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Autoritetet e Portugalisë bënë të ditur se anija kishte nisur udhëtimin nga një shtet i Amerikës Latine dhe u zbulua rreth 640 milje detare larg Lisbonës, në kushte të vështira të motit detar.

Policia raportoi se ky operacion çoi në “çmontimin e një grupi kriminal të dedikuar për kontrabandën e sasive të mëdha të drogës drejt kontinentit evropian”.

Gjatë verifikimit të plotë të anijes, përveç drogës, u zbuluan edhe dëshmi të tjera materiale. Në pranga përfunduan dy udhëtarë si dhe një anëtar i ekuipazhit. Identiteti dhe kombësia e tyre nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

Pas ndërhyrjes, Marina Portugeze e shoqëroi anijen me drogë dhe personat e arrestuar drejt portit të Sines.

Operacioni, i emëruar “Skydrop”, u drejtua nga Njësia Kombëtare Kundër Narkotikëve e Policisë Gjyqësore dhe u mbështet gjithashtu nga Marina dhe Forcat Ajrore Portugeze. Hetimet, të cilat nisën në fillim të këtij muaji, u zhvilluan në bashkëpunim me autoritetet e Britanisë dhe Spanjës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Atentati në Sarandë/ Kalimtari 73-vjeçar niset me helikopter drejt Traumës në Tiranë

73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mbeti i plagosur në...

Shqiptari dënohet me 3 vite burg në Britani, kapet në magazinë droge

Edvin Selimaj kishte mbërritur në Britaninë e Madhe tre...

Grupet kriminale lajnë hesapet 100 metra larg policisë – Vritet Artan Myrtaj, plagoset kalimtari

Elton Qyno Është vrarë 100 metra larg komisariatit të Sarandës,...