Finlandë/ Së shpejti do ndërtohet depoja e parë e përhershme e mbetjeve bërthamore në botë

Publikuar me datë:

Autoriteti rregullator i sigurisë bërthamore në Finlandë ka rekomanduar sot dhënien e një licence operimi për impiantin Onkalo, një strukturë për magazinimin e mbetjeve bërthamore.

Ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm, duke i hapur rrugën zbatimit të vendimit të ekzekutivit finlandez, i cili do ta shndërrojë këtë impiant në vendin e parë në botë me një magazinim të përhershëm të karburantit bërthamor të shpenzuar.

Impianti Onkalo është në pronësi të kompanisë Posiva, që kontrollohet nga Fortum dhe Teollisuuden Voima (TVO). Posiva planifikon të depozitojë mbetjet bërthamore në një thellësi prej afro 400 metrash nën sipërfaqe.

Leja për ndërtimin e Onkalo është miratuar nga Finlanda në vitin 2015. Në një deklaratë të lëshuar sot, rregullatori STUK bëri të ditur se të gjitha kërkesat e sigurisë për dhënien e një licence operimi janë plotësuar.

Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Punës në Finlandë ka bërë të ditur se vlerësimi i autoritetit STUK mundëson që qeveria të fillojë shqyrtimin e aplikimit për leje operimi.
Posiva i është drejtuar autoriteteve me kërkesën për një licencë operimi që do të zgjasë deri në fund të vitit 2070.

Autoriteti rregullator STUK thekson se “Është hera e parë në botë që një strukturë gjeologjike për asgjësimin përfundimtar të karburantit bërthamor të shpenzuar ka përparuar në fazën e marrjes së një licence operimi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...

Zjarr masiv në një parcelë me ullinj pranë nënstacionit të energjisë në Elbasan

Zjarr i madh pranë nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh, nuk...

Guatemalë/ Shpërthen vullkani, tre rajone në alarm nga llava, zhvendosen 1700 persona

Mbi 1,699 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë...