BE i kërkon sërish Kosovës të ndalë shembjet afër Ujmanit

Publikuar me datë:

Bashkimi Evropian përsëri ka kërkuar që të ndalet menjëherë procesi i rrënimit të objekteve pranë Liqenit të Ujmanit, të cilat, sipas autoriteteve të Kosovës, janë ngritur pa leje ndërtimi.

Gjatë një deklarate të përsëritur në Bruksel, BE shprehu sërish keqardhje për këto rrënime dhe theksoi se është e nevojshme që të ndalen veprimet deri në një vendim të plotfuqishëm të gjykatave kompetente.

Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper, në konferencën e zakonshme për media të mbajtur në Bruksel, theksoi se “BE-së i vjen keq për rrënimin e shtëpive, veçanërisht pasi kërkesat për pronësi janë ende në shqyrtim gjyqësor.”

“BE-ja u bën thirrje institucioneve të Kosovës të ndalojnë çdo rrënim të mëtejmë dhe të punojnë me banorët e prekur dhe autoritetet lokale për të gjetur zgjidhje ligjore dhe të qëndrueshme”, tha Hipper.

Ajo gjithashtu theksoi: “çdo hap i pakthyeshëm, përfshirë rrënimet, duhet të pezullohet derisa gjykata kompetente të ketë dhënë një vendim përfundimtar për kërkesat e pazgjidhura”.
Reagimet nga bashkësia ndërkombëtare kanë qenë të shpeshta pas ndërhyrjeve të autoriteteve të Kosovës. Javët e fundit, diplomatë të disa shteteve kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth vendimit për rrënimin e shtëpive pranë bregut të Liqenit të Ujmanit.

Zyra e BE-së në Kosovë i kërkoi Qeverisë së Kosovës të ndërpresë procesin e rrënimeve, duke shprehur keqardhje për këtë aksion. Kundërshtime të ngjashme kanë ardhur edhe nga Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës filluan rrënimin e shtëpive dhe objekteve hoteliere të ndërtuara në tokë publike të adminstruar nga Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në pjesën e dytë të korrikut, duke shembur mbi dhjetë objekte.

Procesi i rrënimeve po vazhdon, pavarësisht kundërshtimeve të pronarëve dhe apeleve të ndërkombëtarëve për pezullimin e tyre.

Pronarët e objekteve të rrënuara javën e kaluar e kanë kritikuar mënyrën e veprimit të autoriteteve të Kosovës, duke i akuzuar ato për mosrespektim të procedurave ligjore.

Edhe Serbia reagoi ashpër nëpërmjet Zyrës së saj për Kosovën, duke e quajtur këtë operacion si pjesë të një politike për “shkatërrimin, uzurpimin e gjithçkaje që është serbe” në Kosovë.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se ka pranuar tre padi civile të ngritura kundër Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” në lidhje me rrënimet.

Ekspertët juridikë në Kosovë shpjegojnë se, sipas Ligjit për pronën publike, nuk mund të fitohet e drejta e pronësisë mbi tokën publike as përmes parashkrimit fitues, as përmes objekteve të ndërtuara në kundërshtim me ligjet për ndërtimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...