Merr flakë banesa në zonën e Fier-Sheganit, shpëtojnë mrekullisht çifti i të moshuarve

Publikuar me datë:

Një shtëpi dykatëshe në zonën e Fier-Sheganit u përfshi nga zjarri këtë të hënë pasdite, ku banonin një çift të moshuarish.

Shpërthimi i flakëve filloi në katin e parë të banesës. Menjëherë sapo u vunë re, familjarët njoftuan shërbimin zjarrfikës. Banorë të lagjes dhe të afërm ndërhynë me shpejtësi, duke ndihmuar të moshuarit të dilnin të padëmtuar nga banesa.

Dy automjete të zjarrfikëses nga Lushnja mbërritën në vendngjarje, duke arritur të izolonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth.

Situata u stabilizua pas ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, ndërkohë një ambulancë u dërgua për të kryer kontrollin shëndetësor të çiftit të moshuar.

Zjarrfikësit e Lushnjës raportojnë se dyshohet për një shkëndijë elektrike si burimi i zjarrit. Hetimet për të saktësuar shkaqet e incidentit janë ende në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ben Blushi: A ka ardhur koha ta zhdukim Jugun dhe Veriun?

Nga Ben BlushiUnë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke...

Vodhi çantën e Igli Tares, policia arreston autorin

Ish-drejtori sportiv Igli Tare është përballur me një incident...

Vllaznia nuk bindet nga Zouhouole, sulmuesi largohet pa kontratë

Vllaznia ka mbyllur provat me sulmuesin 19-vjeçar nga Bregu...

Shkelje e normave të zhurmës në Shëngjin, gjobitet me 200 mijë lekë administratoria e lokalit

Policia ka intensifikuar kontrollet në zonat turistike të Lezhës...