Përplasje mes drejtuesve të varkave në lumin e Shalës, konflikti para turistëve

Publikuar me datë:

Një incident është shënuar mesditën e sotme në lumin e Shalës, ku disa drejtues varkash janë përfshirë në një konflikt. Nga përplasja, fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar.

Sipas informacioneve, situata dyshohet se ka nisur për shkak të kaosit të krijuar gjatë parkimit dhe lëvizjes së varkave. Në pamje shihen momentet e përplasjes mes drejtuesve.

Në këtë zonë operojnë mbi 200 varka, por mungojnë hapësirat e përcaktuara për ankorim, pikat e organizuara të ndalimit dhe një sistem i qartë për menaxhimin e qarkullimit të mjeteve lundruese.

Konfliktet mes operatorëve nuk janë një fenomen i ri. Në sezonet e mëparshme janë raportuar edhe raste dhune fizike, ndërsa situata ka krijuar vazhdimisht tensione mes drejtuesve të varkave.

Problematika bëhet edhe më shqetësuese për shkak të fluksit të lartë të turistëve. Incidenti i sotëm ndodhi në prani të dhjetëra pushuesve që prisnin të udhëtonin me varka, në një nga periudhat më të ngarkuara të sezonit.

Pavarësisht se lumi i Shalës vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë, mungojnë strukturat e qarta të kontrollit dhe, sipas denoncimeve, edhe prania e policisë në zonë.

Përplasja e sotme rikthen në vëmendje nevojën për rregulla të qarta dhe kontroll të lundrimit në një prej destinacioneve turistike më të frekuentuara të veriut.

Burimi: Portali Veriu Sot

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...