Franko Burraj në garën europiane, atleti shkodran përfaqëson Shqipërinë në 400 metra

Sprinteri shkodran Franko Burraj do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Europian të Atletikës, që zhvillohet më 10–16 gusht në Birmingham, Angli.

Burraj do të garojë në disiplinën e 400 metrave, duke u përballur me atletët më të mirë të kontinentit në këtë garë të rëndësishme.

Atleti shkodran do të jetë pjesë e delegacionit kuqezi, së bashku me trajnerin Bruno Rrotani, në një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Të gjithë sytë te pista europiane, me urimin që Franko të zhvillojë një garë sa më të mirë dhe të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe