Ndahet nga jeta Prof. Dr. Nuri Gokaj, Universiteti i Shkodrës humb një nga gjuhëtarët më të shquar

Publikuar me datë:

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Nuri Gokaj, një prej pedagogëve dhe gjuhëtarëve më të shquar të institucionit tonë, i cili la një gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë dhe në albanologjinë shqiptare.

Për dekada me radhë, Prof. Dr. Nuri Gokaj kontribuoi me përkushtim në formimin e brezave të studentëve, në zhvillimin e Departamentit të Gjuhës Shqipe dhe në pasurimin e mendimit gjuhësor shqiptar. Si autor i tekstit universitar Bazat e Gjuhësisë së Përgjithshme dhe studiues me formim ndërkombëtar, ai solli në universitetin tonë frymën bashkëkohore të gjuhësisë moderne, duke lënë një trashëgimi të çmuar shkencore e pedagogjike.

Me ndarjen e tij nga jeta, Universiteti humb një profesor të përkushtuar, një studiues serioz dhe një koleg të respektuar, ndërsa brezat e studentëve do ta kujtojnë gjithmonë si një mësues frymëzues.

Në këtë çast të vështirë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin e të bashkëpunojnë me të.

I paharruar qoftë kujtimi i Prof. Dr. Nuri Gokajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related