Velipojë, 73-vjeçari humb jetën pasi rrëshqet nga pedana gjatë punimeve në një biznes

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Velipojë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pranë një subjekti privat.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po ndihmonte pronarin e biznesit në disa punime dhe rregullime në ambientet e jashtme, kur ka rrëshqitur në një pedanë dhe ka rënë, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Përplasja ka rezultuar fatale për jetën e tij. Nga informacionet e para dyshohet se rrëshqitja ka ndodhur aksidentalisht gjatë punimeve, duke çuar në humbjen e jetës së 73-vjeçarit.

Në lidhje me këtë rast, policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj pronarit të subjektit, një 46-vjeçar me inicialet L. P.

Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse janë respektuar kushtet e sigurisë në punë dhe nëse ka pasur neglizhencë nga ana e përgjegjësve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...