Ekzekutohet me armë zjarri avokatja 26-vjeçare në Turqi, publikohen pamjet e atentatit

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku avokatja 26-vjeçare Hatice Kocaefe u vra nga tregtari Haki Cetin, i cili i detyrohej 95 mijë euro motrës së saj, pas një marrëveshjeje për blerjen e dardhave.

Sipas mediave turke, Cetin e vrau të renë pasi ajo kishte nisur procedura ligjore ndaj tij për borxhin. Raportohet se ai kishte kërcënuar telefonikisht dy motrat, duke u kërkuar të tërhiqnin padinë, por Kocaefe kishte refuzuar dhe kishte deklaruar se do ta ndiqte çështjen deri në fund.

Pasditen e së hënës së kaluar, Cetin u kishte zënë pritë dy motrave, ndërsa ato ndodheshin së bashku me babanë dhe vëllanë e tyre pranë një magazine në pronësi të familjes.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se autori hapi zjarr nga automjeti i tij, duke e goditur avokaten në gjoks dhe motrën e saj në gju. 26-vjeçarja u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Pas ngjarjes, policia ndërmori një operacion për kapjen e autorit, duke arrestuar Cetinin së bashku me gjashtë persona të tjerë.

Sipas gazetës “Hurriyet”, Çetin ka deklaruar para hetuesve se “nuk u kam zënë pritë, i pashë rastësisht. Qëllova drejt këmbëve pa dalë nga makina. Nuk kisha qëllim ta vrisja avokaten, e godita aksidentalisht”. Megjithatë, pamjet filmike tregojnë se automjeti i tij kishte qarkulluar për një kohë të gjatë në zonë përpara të shtënave.

Bursa’da avukat Hatice Kocaefe, ablasının 5 milyonluk alacak davasını geri çekmediği için borçlu tarafından vurularak öldürüldü. —Saldırı anında, iki kız kardeşin babalarıyla yürürken vurulup yere düştüğü anlar görüntülere yansıdı. —Olay yerinden kaçan şüpheli aranıyor. pic.twitter.com/RBm6O0D7p1 — gdh (@gundemedairhs) April 29, 2026

Bursa’da avukat Hatice Kocaefe, ablasının 5 milyonluk alacak davasını geri çekmediği için borçlu tarafından vurularak öldürüldü.

—Saldırı anında, iki kız kardeşin babalarıyla yürürken vurulup yere düştüğü anlar görüntülere yansıdı.

—Olay yerinden kaçan şüpheli aranıyor. pic.twitter.com/RBm6O0D7p1

— gdh (@gundemedairhs) April 29, 2026

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash....

Bashkia “bojkoton” aktivitetin në Tamarë me “urdhër” të kryetarit në ikje…

Dje pasdite, administratorja e Kelmendit, një vajzë me kurajë,...

Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në...

Aksident në Sarandë/ Përplasen dy automjete, njëra përfundon e përmbysur anës rrugës

Një aksident ka ndodhur në Sarandë në rrugën “Gjergj...