Teksa vendi ynë prej 62 ditësh është përfshirë nga protesta masive, ku qytetarët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës, maxhoranca gjen të gjitha mënyrat për të shuar protestën, por shpesh herë bie “në grackë”.
I tillë është rasti i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili për të shuar numrat e shumtë të protestuesve, që çdo ditë mbushin plot bulevardin Dëshmorët e Kombit, ka postuar një foto të modifikuar me IA, por ka harruar të mos lërë gjurmët.
Siç shihet nga pamjet, teksa Balla ka tentuar që të reduktojë praninë e qytetarëve, ka harruar që të rregullojë shkrimet që kanë banderolat që mbajnë në duar protestuesit, të cilat nuk përmbajnë fjalë me kuptim shqip. Vallë çfarë gjuhe kanë?! Këtë gafë të Ballës e kanë kapur dhe vetë komentuesit në rrjetet e tij sociale. Kujtojmë se sot mbahet protesta kombëtare e radhës, ku do të këtë pjesëmarrje dhe nga Diaspora shqiptare.

