Tepelenë/ Sherr me tre të plagosur, shpallen në kërkim 5 persona

Publikuar me datë:

Një përplasje për arsye të vogla është shënuar në qytetin e Tepelenës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur si rezultat i përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit.

Të lënduarit janë dy vëllezër dhe kushëriri i tyre, të gjithë me banim në Tepelenë. Ata janë dërguar në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:10 të datës 31.07.2026. Hetimet e thelluara, të zhvilluara nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, kanë çuar në identifikimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Policia ka shpallur në kërkim pesë persona, të dyshuar për përfshirje në këtë konflikt. Sipas të dhënave të para nga hetimet, dyshohet se gjatë sherrit një prej të përfshirëve ka përdorur armë zjarri, duke qëlluar në ajër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related