Vllaznia mposht Burrelin 4-0 në miqësoren e zhvilluar në “Loro Boriçi”

Publikuar me datë:

Vllaznia ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Burrelit në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kuqeblutë e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 2-0, falë dy golave të shënuar nga Edon Murati në minutat 16 dhe 33.

Në pjesën e dytë, Vllaznia vijoi dominimin dhe arriti të thellojë rezultatin me golat e Zouhoule dhe Tafilit, duke siguruar fitoren e pastër 4-0.

Kjo miqësore i shërbeu stafit teknik shkodran për të testuar gjendjen e skuadrës dhe afrimet e reja në prag të përgatitjeve për sezonin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Po vij në OKB”, Netanyahu sfidon Mamdanin: Do të tregoj të vërtetën për ty

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka drejtuar një mesazh të ashpër ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, në prag të udhëtimit të tij drejt qytetit për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heronj… dhe do të […]

Sarandë/ Hetime për ndërtim të jashtëligjshëm e shpërdorim detyre, një person në arrest shtëpie, sekuestro hotelit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë urdhëroi sekuestrimin e hotelit ‘Central Park Premium Hotel’, një ndërtim pesëkatësh pa leje në Ksamil, si dhe të një objekti tjetër ngjitur me një kat dhe sipërfaqe 52.2 metra katrorë, i ndërtuar po pa leje në të njëjtin lokalitet. Për shtetasin K.P., […]

Don Bosko/ Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas motorin

Një aksident fatal ka ndodhur në zonën e Don...