Protesta/ Dua Lipa vendos simbolin e flamingove në festivalin “Sunny Hill”

Publikuar me datë:

Festivali ndërkombëtar “Sunny Hill” ka çelur siparin edhe këtë vit në Prishtinë, duke sjellë nga 31 korriku deri më 2 gusht disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore. Nën organizimin e Dua Lipës dhe babait të saj, Dukagjin Lipa, festivali pritet të mirëpresë dhjetëra mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Përtej atmosferës muzikore, vëmendjen e ka tërhequr një detaj simbolik në hyrje të festivalit: flamingot, simboli që u identifikua me protestat qytetare të nisura në Zvërnec kundër projektit të resortit në zonën e mbrojtur dhe që më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë qytetare në Shqipëri.

Vendosja e këtij simboli në ambientet e “Sunny Hill” shihet si një vazhdim i mbështetjes që Dua Lipa ka shprehur më herët për këtë kauzë. Artistja me famë botërore kishte deklaruar publikisht, gjatë një bisede në podkastin e shkrimtares Lea Ypi, se mbështeste protestuesit dhe mbrojtjen e mjedisit, një qëndrim që u pasqyrua gjerësisht edhe në mediat ndërkombëtare.

Prania e flamingove në festival është interpretuar nga shumë pjesëmarrës si një tjetër mesazh solidariteti me kauzën mjedisore dhe protestat që vijojnë në Shqipëri.

Në skenën e këtij edicioni do të performojnë artistë të njohur botërorë si Katy Perry, Martin Garrix, Lewis Capaldi, Adam Port, Rampa (Keinemusik), Seth Troxler, PAWSA dhe Carlita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kriza e emigracionit në Ceuta, reagon Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përdori të premten kalimet...

Shkodër/ Zdralja “pushtohet” nga mbeturinat

Pamjet e mbërritura këtë mbrëmje nga zona e Zdrales...

Gjakovë/ Gjendet e pajetë një grua, nisin hetimet

Një grua, e cila dyshohet të jetë rreth 50...