Një dhuratë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç për kreun e UFC-së, Dana White, ka hapur një debat të madh në rrjetet sociale.
Gjatë takimit në Beograd, Vuçiç i dhuroi White një lahutë, duke e prezantuar si një instrument të traditës folklorike serbe.
Por veprimi ka sjellë reagime të shumta nga shqiptarët, të cilët kujtojnë se lahuta është një instrument i lashtë i përdorur gjerësisht në Malësinë e Veriut, veçanërisht në traditën e këngëve epike shqiptare.
Lahuta është pjesë e kulturës së rapsodëve shqiptarë dhe e trashëgimisë së këngës së lahutarëve, ku për shekuj janë përcjellë legjenda, histori dhe figura të traditës popullore.


