Gjykata ruse konfiskon 123 pasuri të paluajtshme, u përkisnin Dëshmitarëve të Jehovait

Publikuar me datë:

Një gjykatë në Moskë ka marrë vendimin për të sekuestruar 123 pasuri të paluajtshme të Dëshmitarëve të Jehovait, duke ia kaluar ato në pronësi shtetërore. Lajmin e bëri publik të premten shërbimi gjyqësor i kryeqytetit rus.

Sipas njoftimit, këto pasuri ishin më parë të regjistruara në emër të degës suedeze të Dëshmitarëve të Jehovait. Ato përbëhen nga 63 objekte me një sipërfaqe të përgjithshme mbi 11,000 metra katrorë si dhe 60 parcela toke me gjithsej 5.6 hektarë, të shpërndara në të gjithë territorin e Rusisë.

Në vitin 2017, një gjykatë ruse e shpalli Dëshmitarët e Jehovait si një “organizatë ekstremiste”. Në vitin 2022, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi se ky klasifikim ishte “në vetvete i paligjshëm”.

Që nga ndalimi, shumë anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait janë dënuar dhe burgosur për “aktivitet ekstremist” në Rusi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lituania hap rrugën për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e saj

Parlamenti i Lituanisë ka miratuar fazën fillestare të procesit...

Pukë/ Mbeturinat përfundojnë pranë kishës, banori apel për ndërgjegjësim

Një tjetër shqetësim për ndotjen e mjedisit vjen nga...