Kryetari i Bashkisë Fushë-Arrëz, Hil Curri, ka kundërshtuar planin e qeverisë për reformën e re territoriale, duke e cilësuar të padrejtë mundësinë e shkrirjes së kësaj bashkie.
Në një intervistë për SYRI TV, Curri akuzoi qeverinë se po vepron në mënyrë selektive ndaj Fushë-Arrëzit, ndërsa hodhi poshtë argumentet e ngritura mbi bazën e Censit dhe kritikoi zëvendëskryeministrin Arbjan Mazniku për mënyrën se si është hartuar ekspertiza.
Ai paralajmëroi se do të ndërmerren të gjitha përpjekjet për të penguar shkrirjen e bashkisë, duke theksuar se Fushë-Arrëzi ka një rol të rëndësishëm ekonomik dhe nuk mund të gjykohet vetëm nga numri i banorëve.
Pjesë nga intervista:
Vetë fjala “shkrirje”… e kuptoni? Unë mendoj që është pak raciste. Në termat demokratikë nuk ka shkrirje, ka bashkime. Dhe bashkimet bëhen me vullnetin e pjesës qytetare. Unë mendoj që, nëse merret si fenomen bashkia e Fushë-Arrëzit në gjithë zonën e veriut, e kuptove, do të jetë diskriminimi më i madh që i bëhet komunitetit të Fushë-Arrëzit. Bashkia e Fushë-Arrëzit është një territor 650 kilometra katrorë, ka një industri… Në shumë bashki të Shqipërisë jep për GDP-në shqiptare deri në 200 milionë euro në vit. Kështu që ka industri energjetike, industrinë e ujit, industrinë minerale dhe ky është një element që nuk mundet të merret parasysh për shkrirjen e bashkisë së Fushë-Arrëzit, që është një bashki me ekonomi në rritje. Sot që flasim, bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka vetëm punësim në bashki, por është bashkia më e punësuar në Shqipëri, për shkak të industrisë që zhvillohet në bashkinë e Fushë-Arrëzit. Unë e ndoqa pak më parë në media zotin Mazniku. Mendoj që nuk ka bërë ekspertizë, mendoj që nuk ka… Po, ka pasur një dëgjesë për Shkodrën, por kjo ishte një dëgjesë vetëm për Shkodrën, mendoj unë, sepse bashkia e Shkodrës nuk preket, bashkia e Vaut të Dejës nuk preket, bashkia e Malësisë së Madhe nuk preket. Kështu që, në gjithë zonën e veriut, këta kanë menduar të prekin vetëm bashkinë e Fushë-Arrëzit. Unë mendoj që kanë bërë një llogari gabim dhe nuk mund të luajnë me emrin… Nuk është një çështje gjeografike bashkia e Fushë-Arrëzit. Lobimi për bashkinë e Fushë-Arrëzit do të fillojë dhe nuk do të jetë kaq e lehtë të shkrihet bashkia e Fushë-Arrëzit, mbi bazën e një ekspertize që ka bërë zoti Mazniku, i cili, mendoj unë, është eksperti më i dobët që ka sot në Shqipëri. Unë jam një person që merrem shumë me Bashkimin Europian dhe i njoh ekspertët e Bashkimit Europian të cilët merren me reformat territoriale. Zoti Mazniku nuk e ka kapacitetin për të bërë një… Folësi 1: Një ekspertizë të tillë. Sa banorë ka bashkia e Fushë-Arrëzit, zoti Curri? Folësi 2: Bashkia e Fushë-Arrëzit ka diku te 10 mijë e 500 banorë. Po, zoti Mazniku, për këtë them që ai nuk ka një ekspertizë dhe mendoj që mund të jetë ndër ekspertët më të dobët, sepse gjatë gjithë reformës ai përmend vetëm bashkinë e Fushë-Arrëzit. Ky niset nga Censi. Një Cens që është bërë i njëanshëm, me mendimin tim, dhe nuk ka asnjë bashki në Shqipëri që e ka atë numër banorësh që kanë shkruar. Dhe sidomos bashkitë e mëdha i kanë shkruar me kapacitet të shtuar dhe ato nuk i kanë banorët që… Censi nuk ka qenë real. Dhe duke mos qenë një Cens real, Mazniku bën një grafik aty që thotë: dy të punësuar më shumë bashkia e Fushë-Arrëzit. E nxjerr bashkinë e Fushë-Arrëzit me nivel të lartë punësimi. Bashkia e Fushë-Arrëzit ka, si institucion, 300 të punësuar, kurse fabrikat dhe industria që ka bashkia e Fushë-Arrëzit kanë mbi 1500 të punësuar. Do të jetë shumë e vështirë, sepse një banori të bashkisë së Fushë-Arrëzit, nga njësitë e bashkisë, i shtohen edhe 40 kilometra më shumë për shërbim. Në një kohë që sot është shumë e vështirë të kapen parametrat e Bashkimit Europian në shërbimin zjarrfikës apo shërbime të tjera që u jepen qytetarëve, sepse ka disa parametra që, nëse je 30 minuta larg, shërbimi zjarrfikës nuk e arrin shërbimin në kohë. Ai theksoi pak minuta më parë që kështu ka qenë gjithmonë, sepse ai mendon që zhvillimi shqiptar, apo i bashkisë së Fushë-Arrëzit apo Pukës, ka qenë nga ’45-a e këtej. Nuk ka qenë gjithmonë. Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka qenë gjithmonë rreth. Bashkia ka qenë para ’45-ës, ka qenë një ndarje tjetër dhe ai nuk e mban mend mirë, nuk e ka lexuar mirë historinë. Pretendon që ka qenë gjithmonë kështu, kur merr pjesë… Nga ’45-a niset, nga ’45-a e këtej thotë gjithmonë.
Vetë fjala “shkrirje”… e kuptoni? Unë mendoj që është pak raciste. Në termat demokratikë nuk ka shkrirje, ka bashkime. Dhe bashkimet bëhen me vullnetin e pjesës qytetare.
Unë mendoj që, nëse merret si fenomen bashkia e Fushë-Arrëzit në gjithë zonën e veriut, e kuptove, do të jetë diskriminimi më i madh që i bëhet komunitetit të Fushë-Arrëzit.
Bashkia e Fushë-Arrëzit është një territor 650 kilometra katrorë, ka një industri… Në shumë bashki të Shqipërisë jep për GDP-në shqiptare deri në 200 milionë euro në vit. Kështu që ka industri energjetike, industrinë e ujit, industrinë minerale dhe ky është një element që nuk mundet të merret parasysh për shkrirjen e bashkisë së Fushë-Arrëzit, që është një bashki me ekonomi në rritje.
Sot që flasim, bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka vetëm punësim në bashki, por është bashkia më e punësuar në Shqipëri, për shkak të industrisë që zhvillohet në bashkinë e Fushë-Arrëzit.
Unë e ndoqa pak më parë në media zotin Mazniku. Mendoj që nuk ka bërë ekspertizë, mendoj që nuk ka…
Po, ka pasur një dëgjesë për Shkodrën, por kjo ishte një dëgjesë vetëm për Shkodrën, mendoj unë, sepse bashkia e Shkodrës nuk preket, bashkia e Vaut të Dejës nuk preket, bashkia e Malësisë së Madhe nuk preket.
Kështu që, në gjithë zonën e veriut, këta kanë menduar të prekin vetëm bashkinë e Fushë-Arrëzit. Unë mendoj që kanë bërë një llogari gabim dhe nuk mund të luajnë me emrin… Nuk është një çështje gjeografike bashkia e Fushë-Arrëzit.
Lobimi për bashkinë e Fushë-Arrëzit do të fillojë dhe nuk do të jetë kaq e lehtë të shkrihet bashkia e Fushë-Arrëzit, mbi bazën e një ekspertize që ka bërë zoti Mazniku, i cili, mendoj unë, është eksperti më i dobët që ka sot në Shqipëri.
Unë jam një person që merrem shumë me Bashkimin Europian dhe i njoh ekspertët e Bashkimit Europian të cilët merren me reformat territoriale. Zoti Mazniku nuk e ka kapacitetin për të bërë një…
Folësi 1: Një ekspertizë të tillë. Sa banorë ka bashkia e Fushë-Arrëzit, zoti Curri?
Folësi 2: Bashkia e Fushë-Arrëzit ka diku te 10 mijë e 500 banorë.
Po, zoti Mazniku, për këtë them që ai nuk ka një ekspertizë dhe mendoj që mund të jetë ndër ekspertët më të dobët, sepse gjatë gjithë reformës ai përmend vetëm bashkinë e Fushë-Arrëzit.
Ky niset nga Censi. Një Cens që është bërë i njëanshëm, me mendimin tim, dhe nuk ka asnjë bashki në Shqipëri që e ka atë numër banorësh që kanë shkruar.
Dhe sidomos bashkitë e mëdha i kanë shkruar me kapacitet të shtuar dhe ato nuk i kanë banorët që… Censi nuk ka qenë real.
Dhe duke mos qenë një Cens real, Mazniku bën një grafik aty që thotë: dy të punësuar më shumë bashkia e Fushë-Arrëzit. E nxjerr bashkinë e Fushë-Arrëzit me nivel të lartë punësimi.
Bashkia e Fushë-Arrëzit ka, si institucion, 300 të punësuar, kurse fabrikat dhe industria që ka bashkia e Fushë-Arrëzit kanë mbi 1500 të punësuar.
Do të jetë shumë e vështirë, sepse një banori të bashkisë së Fushë-Arrëzit, nga njësitë e bashkisë, i shtohen edhe 40 kilometra më shumë për shërbim.
Në një kohë që sot është shumë e vështirë të kapen parametrat e Bashkimit Europian në shërbimin zjarrfikës apo shërbime të tjera që u jepen qytetarëve, sepse ka disa parametra që, nëse je 30 minuta larg, shërbimi zjarrfikës nuk e arrin shërbimin në kohë.
Ai theksoi pak minuta më parë që kështu ka qenë gjithmonë, sepse ai mendon që zhvillimi shqiptar, apo i bashkisë së Fushë-Arrëzit apo Pukës, ka qenë nga ’45-a e këtej.
Nuk ka qenë gjithmonë. Bashkia e Fushë-Arrëzit nuk ka qenë gjithmonë rreth. Bashkia ka qenë para ’45-ës, ka qenë një ndarje tjetër dhe ai nuk e mban mend mirë, nuk e ka lexuar mirë historinë.
Pretendon që ka qenë gjithmonë kështu, kur merr pjesë… Nga ’45-a niset, nga ’45-a e këtej thotë gjithmonë.

