Shkodra, qyteti ku zanati u kthye në art dhe pushtoi Ballkanin

Publikuar me datë:

Në historinë e tij 2500 vjeçare, qyteti i Shkodrës krijoi traditë edhe në fushën e artizanatit ku mbarti me vehte mjeshtrinë e lartë, individualitetin, fantazinë krijuese, shijet e ndjenjat artistike të kësaj treve.

Artizanati shkëlqimin e tij në këtë qytet e shfaqi në mesin e shek. XVIII deri në vitet 50-60 të shek. XIX, shekull ky kur Shkodra dominon ndaj qendrave të tjera të vendit. Në pazarin e saj ajo numëron 2500 dyqane. Në sokakët e zejtarëve, dyqanet radhiteshin sipas 80 zejeve e profesioneve të ndryshme, ku mjeshtrit popullorë zbukuronin gurin duke i dhënë forma të ndryshme, gdhendnin drurin me ornamente të ndryshme, kalisnin hekurin, qëndisnin me fije ari e argjendi veshje të papërsëritshme kombëtare, punonin lëkurat e çdo lloji, stolisnin armët e trimave të lirisë njëren më të bukur se tjetrën. Terzinjtë e palodhur dhe qëndistarët e talentuar nxirrnin nga duart e tyre riza hijerënda dhe punime të mëndafshta me motive interesante. “Ushtrohej çdo lloj arti e mjeshtrie”, pohonte për këtë periudhë E. Çelebiu.

Disa prej këtyre zejeve, si argjendaria, armëtaria, qindistaria etj., qenë shndrruar në mjeshtri artistike dhe dekorative, bartëse të tipareve karakteristike të kulturës popullore kombëtare.

Duke vlerësuar mjeshtrit e kontributet e tyre, populli i qytetit, ka dhënë gjykimin e tij nepërmjet proverbave, si p.sh.:

“Zanati e ka fundin arit”,

“Zanati është byzylyk floririt”, etj.

Një provë e zhvillimit të artizanatit në këtë qytet janë edhe thëniet e dëshmitarëve të huaj (diplomatë, kronistë, etj.), që nuk qëndruan indiferentë përpara pasurisë së artizanatit dhe i pasqyruan me ngjyra të gjalla vlerat e tij. Duke bërë një vlerësim të përgjithshëm, konsulli austriak në Shkodër, Th. Ipen, shkruante më 1898 se “…terzinjtë dhe qëndistarët e Shkodrës janë të shkëlqyer në qëndisjen e pëlhurave me ar dhe mëndafsh dhe shesin në Bosnje e Rumeli”, ndërsa Degrandi me admirim të madh fliste për “koleksionin e mrekullueshëm të qindismave” si dhe “për modelet e tyre delikate dhe tërheqëse”, apo Hecquard, në vitin 1855, deklaronte se “Shkodra ishte prodhuesja e sasive të mëdha të lëkurës së punuar për eksport”.

Artizanati në Shkodër është edhe art, edhe mjeshtri, edhe mënyrë jetese. Në vite e dekada ai ka marrë karakteristika të veçanta e shumë herë të dallueshme, produkt i zhvillimeve historike e korenteve kulturore, çka i përcaktuan atij një fizionomi krejt të veçantë, në përputhje me mentalitetin, shijen, guston e nevojat e komunitetit qytetar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Napoli/ Tërmeti shkakton dëme, rrëshqitje dheu, banorët dalin në rrugë

Mbrëmjen e sotme, një tërmet me magnitudë 4.7 goditi...

Emigrantët/ Gjermania do të zgjasë kontrollet kufitare për shkak të krizës në Ceuta

Gjermania do të vazhdojë zbatimin e kontrolleve të brendshme...

Tepelenë/ Sherr me tre të plagosur, shpallen në kërkim 5 persona

Një përplasje për arsye të vogla është shënuar në...