Dosja SASPAC/ 2 vite në qeli për abuzimin më fondet e BE, lirohet Ilir Beqaj, GJKKO e lë në arrest shtëpie

Publikuar me datë:

Është liruar nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. GJKKO ka vendosur masën “arrest shtëpie”. Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, për abuzimin me fondet e BE.

“News24” mëson se kërkesa Beqajt për heqjen e masës së arrestit me burg, bazohej në pretendimin për tejkalim të afateve të paraburgimit. Ndërkohë që një ditë më parë gjykata ndryshoi masën e sigurisë edhe për të dyshuarin tjetër, Ermal Kurtulaj, i cili është pjesë e dosjes së SASPAC.

Avokati i Beqajt ka sqaruar procedurën që ka çuar deri në vendimin e gjykatës.

“Për disa orë do të ekzekutohet dhe sot Beqaj do të jetë në shtëpi. Kërkesa ishte për shuarjen e afateve të paraburgimit. Gjykata mori më datë 27 korrik për kthimin pas të akteve të dosjes së prokurorisë dhe kjo bashkon afatet e hetimit paraprak dhe ato të seancës paraprake, ndaj shuhen afatet, sepse ka kaluar një periudhë e gjatë nga paraburgimi”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...