Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 23–30.07.2026, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1154 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
-77 masa për parakalime të gabuara;
-31 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-314 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
-50 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-6 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
-176 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

