1154 gjoba në vetëm një javë nga Rrugorja e Shkodrës, një shofer i arrestuar dhe 7 të proceduar

Publikuar me datë:

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 23–30.07.2026, është arrestuar 1 drejtues mjeti dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1154 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

-77 masa për parakalime të gabuara;
-31 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
-314 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar;
-50 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-6 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
-176 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore e Shkodrës do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore. Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë, në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zyrtare/ Mario Mitaj transferohet në Serinë A, anësori vishet kuq e blu

Mario Mitaj është zyrtarisht futbollist i Xhenoas. Mbrojtësi i...

Parashikimi i horoskopit 1 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot

Energjia është e përqendruar në marrëdhënie, garat me partnerët...