Të shtëna me armë pas mesnate në Tepelenë/ Tre persona në spital, autorët në kërkim

Publikuar me datë:

Një konflikt i nisur gjatë orëve të paradites së djeshme në qytetin e Tepelenës është përshkallëzuar pas mesnatës, duke përfunduar me të shtëna në ajër dhe tre persona të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 01:00, disa prej personave të përfshirë në konflikt ndodheshin në një lokal lloto në qytet, kur pala tjetër ka mbërritur pranë lokalit me tre automjete tip fuoristradë. Burime bëjnë me dije se fillimisht është qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa më pas konflikti ka degraduar në dhunë fizike.

Si pasojë e përplasjes, tre persona, dy vëllezër dhe një kushëri i tyre, kanë mbetur të plagosur pasi janë goditur me shkopinj bejsbolli. Ata janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku, sipas burimeve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre, si edhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbetet ende e paqartë nëse policia kishte dijeni për konfliktin e nisur gjatë paradites dhe nëse ishin marrë masa për të parandaluar përshkallëzimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...

Zjarr në Lazarat, fakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në fshatin Lazarat të...

Gaza/ Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite

Që prej fillimit të luftës në tetor 2023, të paktën 73,919 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, njofton Ministria e Shëndetësisë në këtë zonë. Sipas të njëjtës ministri, numri i të plagosurve ka arritur në 174,977 persona që nga shpërthimi i konfliktit. Gjatë 24 orëve të fundit, spitalet e Gazës kanë pranuar trupat e […]