Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mbledhur në Pallatin e Brigadave drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve parlamentare të Kuvendit, ku do të prezantojë aneksin e ri të dokumentit “Besa”, i cili lidhet me reflektimin për lëvizjen në bulevardin e “Flamingove”.
Rama tha në fillim të fjalës së tij se këto ditë ka ecur në varrezat e partive që kanë qëndruar gjatë në pushtet, por që e kanë humbur pushtetin për shkak të mosdëgjimit.
“Dhe dua t’ju them se, paralelisht me reflektimin për pasqyrën e bulevardit të Flamingove, kam kaluar edhe disa kohë në varrezat ku prehen historitë e partive dhe të lëvizjeve që fituan gjithçka, por që më herët ose më vonë humbën sfidën e vazhdimësisë së qëndrueshme të fitoreve të tyre. Të gjithë gurët në ato varreza kanë të njëjtin mbishkrim: Asnjë nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi; të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti.”-tha Rama.

