Dyshohet se dhunoi 2-vjeçarin në kopsht, arrestohet edukatorja në Tiranë

Publikuar me datë:

Një edukatore në një kopsht privat, 32-vjeçe është arrestuar nga policia e Tiranës. Sipas informacioneve, dyshohet se edukatorja ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeç në ambientet e kopshtit ku punonte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen B. H., 32 vjeçe, me detyrë edukatore në një kopsht privat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri 2-vjeçar, në ambientet e kopshtit ku punonte”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related