AKU Shkodër pa drejtor dhe me gjobëvënës. Bizneset denoncojnë zarfe deri në 5 milionë lekë

Publikuar me datë:

Çfarë po ndodh me AKU-në e Shkodrës?

Kjo është pyetja që po mundon shumë tregtarë të qytetit, të cilët në këto javë pas shkarkimit të ish-drejtorit Ramir Haderi po përballen me një situatë të paprecedentë.

Për ta bërë të qartë për lexuesit, AKU aktualisht është pa drejtor dhe nga drejtoresha e përgjithshme Blerina Gjylameti, si drejtues të një task force “ad hoc” janë sjellë nga Tirana Gentian Halili dhe Ira Allkoshaj. Të dy këtyre i është bashkuar edhe inspektorja e AKU Shkodër Ingrid Baba. Dhe këtu nis parodia.

Sepse kjo trio drejtuese e përkohshme e AKU Shkodër duket se nuk kanë humbur aspak kohë për formalitete, por janë futur menjëherë në aksion.

Jo për të zbatuar ligjin ndaj bizneseve që mund ta shkelin, por me sa duket për të zbatuar një plan të mirëmenduar për të “sistemuar” xhepat e tyre e me gjasë edhe të drejtueses së tyre në Tiranë.

Aktualisht që flasim, sipas denoncimeve që na kanë ardhur nga bizneset, nga kjo skuadër sulmi janë kërkuar zarfe me shuma që variojnë nga 1 deri në 5 milionë lekë (të vjetra).

Të njëjtat burime na bëjnë të ditur se mes Shkodrës dhe Velipojës janë “gjobitur” nën dorë, një rrjet supermarketesh, një rrjet picerish, 2 pastiçeri, disa dyqane mishi dhe të tjera njësi të vogla me shuma të papërballueshme për buxhetin e tyre.

Ky aksion mafioz nga një institucion shtetëror vjen në momentin kur mendohej se pas heqjes së një drejtori që u akuzua për abuzime, do të vinte dikush me dorë të hekurt në luftën ndaj parregullsisë dhe informalitetit.

Por me sa duket shkodranët thjesht do të duhet të shohin se si ndërrohen hajdutët në krye të institucioneve.

Ndërkohë, një thirrje për të gjitha njësitë tregtare që kanë eksperienca të tilla. Denonconi çdo grabitës që ju vjen në dyqan, sepse vetëm kështu i tregohet vendi kujtdo që kërkon t’ju fusë duart në xhepa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]