Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Publikuar me datë:

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit.

Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga strukturat e policisë rrugore dhe asaj Bashkiake është emergjente.

Por kjo që themi mbetet vetëm në letër, sepse realiteti në rrugët e qytetit është krejt ndryshe. Nuk kemi pse shkojmë larg, por në qendrën e Shkodrës, ku në tokën e grabitur të komunitetit mysliman dhe të disa familjeve shkodrane, përmes polemikash po ndërtohet kulla 35 katëshe e prestanomit Agustin Uldeda.

Edhe pse jemi në sezon dhe supozohet që të paktën në këtë periudhë të vendosen disa rregulla, betonieret e kullës së turpit vijojnë pa u ndalur aspak të shkojnë e vijnë në rrugën kryesore duke shkaktuar ndotje akustike dhe mjedisore për gjatë gjithë ditës.

Në shumë qytete europiane, punimet e kësaj natyre i nënshtrohen kufizimeve të caktuara kohore, me synimin për të minimizuar ndikimin në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në qarkullimin rrugor. Për këtë arsye, lind pyetja nëse edhe në këtë rast mund të ishin marrë masa organizative që do të reduktonin ndikimin e aktivitetit të kantierit, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Një tjetër aspekt që ka nxitur diskutime publike lidhet me qëndrimin e institucioneve vendore ndaj këtij projekti. Në këtë kontekst, janë ngritur një sërë pyetjesh që, deri më tani, nuk kanë marrë një përgjigje publike dhe të argumentuar:

Çfarë i lidh Uldedajt me Benet Becin dhe me Elisa Spiropalin?

A janë këta të dy ortakët e fshehtë në kullën 35 katëshe?

Lekët e kujt po pastron Uldeda me kullën që po ndërtohet?

Pse Benet Beci u pozicionua krah Uldedajve në konfliktin që patën me Myftininë dhe më pas angazhoi Policinë Bashkiake për të hequr “Ajetin Kuranor” që ishte vendosur në oborrin e Xhamisë Ebu Beker duke shkaktuar një incident të paprecedent?

Këto pyetje nuk përbëjnë akuza, por kërkesa legjitime për transparencë dhe llogaridhënie publike. Në një shoqëri demokratike, projektet me ndikim të gjerë urban, sidomos ato që shoqërohen me debat publik, kërkojnë komunikim të hapur nga institucionet dhe sqarime të plota për çdo çështje që ngre interes publik.

Për këtë arsye, do të ishte në interes të qytetarëve që Kryetari i Bashkisë së Shkodrës të paraqiste një qëndrim të argumentuar dhe transparent lidhur me rolin e institucionit që ai drejton në raport me këtë projekt, si dhe mbi çdo vendimmarrje që ka shoqëruar zhvillimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related